Tensione në veri të Kosovës/ Digjen edhe tre makina të tjera me targa ‘RKS’

Disa ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes në Ohër, situata në veri të Kosovës duket se po shkon drejt tensioneve, pasi prej dy ditësh persoana edne të pa identifikuar kanë djegur disa automjete të kufit. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në orët e para të së premtes janë djegur tri makina me targa RKS – Republika e Kosovës – të cilat u përkasin banorëve të nacionalitetit serb në veri.

Sipas Policisë, një veturë është djegur në Zveçan dhe dy të tjera në Mitrovicë të Veriut.

Dy makina tjera me targa RKS, në pronësi të serbëve lokalëjanë djegur edhe ditën e djeshme ende nuk dihen se kush janë autorët.

“Sikurse edhe në rastin e parë, edhe në rastin e dytë, pas pranimit të informacioneve, njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes duke angazhuar njësitë kompetente policore, përfshirë forenzikën, të cilat kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, është thënë në komunikatën e Policisë.

Në veri ka pasur tensione, lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës që të gjitha makinat me targa ilegale serbe të riregjistrohen në RKS.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *