Protesta e opozitës përpara Parlamentit ka nisur me përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Ata kanë tentuar të çajnë kordonin policor dhe kanë hedhur shashka dhe tymuese në drejtim të oborrit të Kuvendit.
Efektivët e policisë janë përpjekur të mbajnë larg protestuesit nga oborri i Kuvendit. Përdorimi i tymueseve krijoi kaos dhe nxiti ndërhyrjen e mëtejshme të forcave të policisë, për qetësimin e situatës.