Tensione, shkelma e kartona! Përfundon me rezultatin 0:0 miqësorja Uells-Shqipëri

Kombëtarja shqiptare ka regjistruar një barazim 0-0 në miqësoren e luajtur në Cardiff përballë Uellsit. Një ndeshje që ka dhuruar pak emocione, pasi të dy ekipet e kanë patur qëllimin më shumë të mbrohen sesa të sulmojnë.

Kuqezinjtë e Eduardo Rejës rezistuan ndaj një ekipi shumë të fortë fizikisht dhe që pak ditë më pas do debutojë në Europianin e 2020. Skuadra luajtën një lojë tepër të kujdesshme, ku shpesh tentuan të tregonin forcën fizike karshi njëri-tjetrit. Pjesa e parë u prodhoi raste të pastra për shënim, pavarësisht dëshirës për të çarë mbrojtjen kundërshtare. Rasti më i miri ishte ai i Rej Manaj, i cili në fund gaboi koordinatat, duke goditur keq.

Fundi i 45 minutëshit prodhoi shumë tension në fushë, me 3 futbollistë që u ndëshkuan me karton të verdhë. Pas pushimit, Gigs hodhi një skuadër më sulmuese, gjithsesi, kuqezinjtë tanë u treguan solid në mbrojtje, duke mos lënë shumë hapësira për kundërshtarët.

Aktivizimi i Gareth Bale në minutën e 70-të nuk prodhoi asgjë me dy kombëtaret që duket se ishin të kënaqura me këtë barazim. Rezultat i mirë për kuqezinjtë tanë që tregojnë edhe njëherë se janë rritur, ndërkohë që Uellsi merr sinjale të forta në prag të Europianit.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *