Njëqind e dhjetë vjet më parë, revolucionarët kinezë të udhëhequr nga Dr. Sun Yat-sen filluan Revolucionin e vitit 1911, duke shënuar një arritje në udhëtimin e gjatë dhe të mundimshëm për të realizuar përtëritjen e kombit kinez.
Duke folur në një takim përkujtimor të Shtunën për të shënuar 110 vjetorin e Revolucionit, Presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje për të nxjerrë mësime nga e kaluara kur të arrihet ribashkimi i plotë i Kinës dhe të çojë përpara kauzën e madhe të përtëritje kombëtare.
Udhëheqësi kinez Xi Jinping deklaroi se preferon që Kina të marrë kontrollin e Tajvanit me metoda paqësore dhe jo me mjete ushtarake.
“Ribashkimi i kombit duhet të realizohet dhe patjetër do të realizohet”, tha Xi para auditorit të politikanëve, personelit ushtarak dhe të tjerëve të mbledhur në dhomën që shërben si selia e legjislaturës ceremoniale të Kinës.
“Ribashkimi në mënyrë paqësore është më në përputhje me interesin e përgjithshëm të kombit kinez, përfshirë bashkatdhetarët e Tajvanit”, shtoi ai.
Komentet e tij të Shtunën vijnë pasi tensionet midis Kinës dhe Tajvanit janë në nivelet më të larta në 40 vjet, sipas një zyrtari tajvanez. Kohët e fundit, një numër rekord avionësh luftarakë kinezë kanë patrulluar hapësirën ajrore përreth Tajvanit.
Tajvani thotë se tensionet me Kinën janë më të këqijat në 4 dekadat e fundit.
Kina, për një kohë të gjatë, ka premtuar të rimarrë kontrollin e Tajvanit dhe tensioni mbi avionët luftarakë ka bërë që shumë të mendojnë se udhëheqësit e Kinës do të merrnin një qasje më agresive ndaj Tajvanit.
Por Xi tha të Shtunën se “ribashkimi paqësor” do t’i shërbente më së miri interesave të Kinës dhe Tajvanit. Në fillim të kësaj jave, administrata Biden komentoi mbi taktikat e fundit ushtarake të Kinës, duke thënë se angazhimet e SHBA ndaj Tajvanit janë “të forta”.
Festimi ishte në nder të 110 vjetorit të revolucionit kinez në 1911 që çoi në përmbysjen e dinastisë Qing dhe krijimin e Republikës së Kinës të udhëhequr nga Sun Yat-sen.
“Ne mbetemi të shqetësuar nga aktiviteti provokues ushtarak i Republikës Popullore të Kinës pranë Tajvanit, i cili është destabilizues, rrezikon llogaritjet e gabuara dhe minon paqen dhe stabilitetin rajonal,” tha të hënën sekretari për shtyp i Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.
Vërejtjet e Xi erdhën vetëm disa ditë pasi ushtria kineze dërgoi një numër rekord avionësh ushtarakë që fluturonin drejt Tajvanit, stërvitje që ishulli i vetëqeverisur i ka quajtur kërcënim.
/Burimi NPR/ Përshtati Priza.al/