Tensionet në Kabul/ Rrëfimi i gazetares afgane: Si u detyrova të braktis bashkëshortin dhe profesionin

Pas tensioneve në Kabul mes talebanëve dhe afganëve, shumë prej këtyre të fundit u detyruan të braktisnin vendin. Një prej atyre është edhe gazetarja afgane, Masooma Gholamy. Ajo ka deklaruar se talebanët nuk i konsiderojnë gratë si qenie njerëzore. Pasi talebanët morën pushtetin, ajo u largua nga vendi me fëmijët e saj dhe u vendos në Athinë, Greqi.

“Ishte shumë e vështirë për një grua të mbajë një punë në Afganistan edhe para talebanëve. Por pasi ata u kthyen në pushtet, gjërat u përkeqësuan shumë. Ne nuk mund të funksionojmë më. Talebanët nuk na shohin si qenie njerëzore. Talebanët as nuk mund të ulen në të njëjtën tryezë dhe të flasin me një grua, ata besojnë se kjo është e turpshme”, ka deklaruar Gholamy.

Nëna e tre fëmijëve nuk jeton më me babanë e fëmijëve të saj, për shkak të tensioneve në lidhje me punën e saj në media. Talebanët sipas saj kanë një filozofi, që gratë nuk duhet të punojnë në sytë e publikut.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *