Një ditë pas qetësimit të tensioneve në veri të Kosovës, presidenti serb Aleksandar Vuçiç është takuar në Beograd me ambasadorin rus Aleksandar Bocan-Harchenko.
Sipas një komunikate të Presidencës, të dy ata fajësuan Prishtinën për këto tensione.
Ambasadori rus, siç u tha, përsëriti qëndrimin e Moskës zyrtare se veprimet e Prishtinës janë të papërgjegjshme dhe se duhet të parandalohet çdo mundësi e përshkallëzimit.
Nuk është bërë e ditur nëse Vuçiç ka takuar edhe ambasadorët e Bashkimit Evropian apo të Shteteve të Bashkuara.
Tensionet në veri të Kosovës u ngritën pasi serbët vendas vendosën barrikada në rrugët atje.
Në dy ditët e mëparshme Rusia i dërgoi mesazhe mbështetjeje Serbisë, të cilave Beogradi iu përgjigj me mirënjohje.
Po ashtu në ditën kur presidenti i Serbisë u takua me ambasadorin rus, në Beograd ka mbërritur një mesazh nga Bjellorusia. Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko tha se Serbia nuk do të mund të ulet në më shumë karrige dhe se duhet të vendosë për politikën e saj të jashtme.
“Ne jemi këtu, Rusia, Bashkimi Evropian, Amerika dhe të tjerët.” Por ata nuk do të lejohen të ulen në të gjitha këto karrige”, tha Lukashenko, duke komentuar ngjarjet rreth Kosovës.
Bjellorusia është i vetmi vend evropian, përveç Serbisë, i cili nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të saj në Ukrainën fqinje.