Tensionet në Kosovë/ Mediat serbe: Vuçiç takim urgjent me serbët në veri

Situata në veri të Kosovës është bërë shumë alarmante ndërsa në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe presidenti Serbisë Alekasander Vuçiç, i cili ka shkuar në Rashkë, për të zhvilluar një takim urgjent me qytetarët serbë.

Më herët pati një reagim nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti i cili deklaroi se krimi dhe grupet kriminale do të luftohen, ndërsa i bëri thirrje qytetarëve në komunën veriore të Mitrovicës që të mos bien pre e disa mediave në Serbi që sipas tij mbrojnë krimin.

Gjithashtu pas tensioneve të zhvilluara gjatë këtij operacioni, reagoi edhe kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç, duke i bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të reagojë.

Policia është dashur të ndërhyjë për të qetësuar situatën dhe nga përplasja kanë ngelur të plagosur 6 zyrtarë policie, 5 nga të cilët shqiptarë dhe një boshnjak. Situata është vënë në kontroll dhe policia ka arrestuar 8 personat, nga të cilët 6 janë shqiparë, njëri është serb dhe njëri boshnjak.

Janë sekuestruar gjithashtu mallra kontrabandë me vlerë prej qindra mijëra euro, të cilat i kishin fshehur nëpër magazina dhe depo.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *