Tensionet në Kosovë, Rama: Prishtina ka gjithë mbështetjen e Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se Qeveria e Kosovës ka të gjithë solidaritetin, mirëkuptimin dhe mbështetjen e qeverisë shqiptare.

Gjatë prezantimit të projektit të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano nga studio holandeze “Royal Haskoning DHV”, përshëndeti Kurtin për të cilin tha se nuk kishte mundësi të marrë pjesë në këtë prezantim për arsye angazhimesh.

“Në rastin e kryeministrit të Kosovës e merrni vet me mend që pamundësia është e lidhur me situatën e krijuar së fundmi në veriun e Kosovës, situatë në të cilën qeveria e Republikës së Kosovës dhe Republika e Kosovës kanë të gjithë solidaritetin, mirëkuptimin dhe mbështetjen e qeverisë sonë dhe të Republikës së Shqipërisë”, tha ai.

Rrugët në drejtim të kufijve Jarinje dhe Bërnjak vazhdojnë të mbeten të bllokuara, ndërsa raportohet se mësimi në shkollat fillore dhe të mesme në katër komunat veriore të Kosovës sot nuk po mbahet. Po ashtu, dyqanet në veri të Mitrovicës këtë mëngjes janë parë të mbyllura. Pjesëtarët e Policisë së Kosovës po vazhdojnë patrullimin e tyre nëpër zonat me popullatë të përzier në veri të Mitrovicës, duke iu ofruar siguri dhe rend të gjithëve pa dallim.

o.j/dita

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *