Kreu i NATO-s, Jens Stolenberg ka reaguar në lidhje me tensionet në veri të Kosovës me Serbinë për çështjen e reciprocitetit për targat.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Stolenberg bën thirrje që palët të ruajnë qetësi dhe të shmangen veprimet e njëanshme.
“Fola me Albin Kurtin për tensionet e fundit në Kosovë rëndësinë e vazhdueshme të misionit të NATO-s dhe KFOR. Të gjitha palët duhet të ruajnë qetësinë, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Mbetem në kontakt të ngushtë me Prishtinën dhe Beogradin”, shkruan ai.