Revista kroate “Express” ka publikuar një kopertinë në lidhje me presidentin e Servisë, Aleksandër Vuçiç.
Në këtë kopertinë presidenti serb është portretizuar si kloun fashist, ku ajo çfarë bie në sy është flamuri kroat.
Titulli i kopertinës së datës 29 korrik është “Psikopati serb”, ndërkohë që dora e Vuçiçit është e ngritur sipër duke bërë përshëndetjen fashiste.
Në hundë është një top i kuq duke portretizuar klounin. Kujtojmë se një situatë kritike është raportuar mbrëmjen e djeshme në veri të Kosovës, pasi kjo e fundit vendosi reprocitetin e targave. Por edhe se Vuçiç ka refuzuar të sanksionojë Rusinë, pas luftës në Ukrainë por edhe për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme për luftë të qeverisë së tij ndaj Kroacisë dhe Kosovës.