Presidenti Bajram Begaj është duke dhënë një intervistë për mediat kosovare, pas vizitë së tij dy ditore në Kosovë.
I pyetur për tensionet në kufi, Begaj tha se Kosova është treguar e duruar dhe se Serbia po promovon destabilitet.
Sakaq shtoi se Kosova e fitoi luftën, detyrimi nga palët serbë është që të ruajë paqe.
“Situata e krizës së 31 korrikut ishte vërtetë serioze e dua të falënderoj Kosovën dhe politikanët për zgjidhje n e konfliktit me maturi e mirëkuptim, vetëm bisedimet janë garant i sigurisë së Kosovës.me mbështetjen e aleatëve strategjikë BE SHBA do të sigurojmë që sovraniteti dhe integriteti territorial dhe statusi i pavarur të mos ndryshojë. Për këtë ka mbështetjen e plotë të Shqipërisë. Kreu i shtetit shqiptar shtoi se nuk duhet të fokusohemi tek retorika nacionaliste të Serbisë dhe se vizitat që kryeministri Albin Kurti do të zhvillojë nesër me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe dialogu pas dy ditësh në Bruksel, janë të rëndësishme dhe nga to do të dilet me mesazhe të qarta. Është e dhimbshme të pranojmë që veç faktit që Kosova është shumë e duruar për këtë marrëveshje, kemi një Serbi që nuk promovon paqen por hiqet e duket se është neutrale, por promovon destabilitet në veri dhe nuk implementon marrëveshjet.
Duhet dhënë një mësim që marrëveshjet e firmosura duhen implementuar dhe se rruga e duhur është ajo e marrëveshjes gjithëpërfshirëse. Pavarësisht kohës së gjatë që merr procesi duhet të jemi të duruar. Luftën e fituam, tani duhet të ruajmë paqen. Nuk mendoj që paqja ruhet vetëm nga Kosova edhe Serbia e di çdo të thotë hapja e një fronti të rri. Lufta në Ukrainë tregon pasojat e një lufte dhe na bën të mendojmë 2 herë para hapjes së një fronti të ri”, tha ai.