Tensionet në veri, kryeministrja e Serbisë: Jemi në prag të një konflikti të armatosur me Kosovën

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç në një seancë të Parlamentit serb ka thënë se Serbia është afër një konflikti të armatosur me Kosovën.

Ajo fajëson Kosovën dhe “veprimet e njëanshme të Prishtinës” dhe sipas saj, provokimet vinë nga popullsia e Kosovës. Ajo ka ftuar në seancë edhe organizatat joqeveritare, të cilave iu ka thënë ironikisht të flasin për “torturat e përjetuara nga serbët në Kosovë”.

“Ne jemi në prag të një konflikti të armatosur falë lëvizjeve të njëanshme të Prishtinës. Organizatat e shoqërisë civile, ju lutemi të flisni për torturat e përjetuara nga serbët në Kosovë”, tha kryeministrja e Serbisë.

Pas kësaj deklarate për luftë, Brnabiç foli për paqen.

“Në këtë moment të gjithë duhet të bëjnë çmos për të ruajtur paqen”, përfundoi ajo.

o.j/dita

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *