Kryeministri Edi Rama ka folur për situatën në veri të Kosovës dhe dërgimin e trupave serbe. Gjatë fjalës së tij, në forumin “GLOBSEC 2023” që po mbahet në Bratislavë, Rama theksoi se prania e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën është e barabartë me zero. Ai shprehet se kjo lëvizje po bëhet për politikë të brendshme nga ana e Serbisë.
“Kjo është shfaqja më e pabesueshme e politikes së brendshme, sepse ushtria serbe në kufi të Kosovës ka një fuqi të barabartë me zero. Është njësoj si ushtria maksimale të shfaqej në kufirin me SHBA. Çfarë mund të bëjë? Asgjë. Ka të bëjë vetëm me politikën e brendshme. Ka shumë në lidhje me politikën e brendshme, dhe atë se çfarë ndodh në kufirin me Kosovën”, u shpreh ai.