Pas ngjarjeve të ditës së sotme ne Jarinjë, ku serbët organizuar protesta gjatë të cilave u regjistruan edhe incidente, ka reaguar KFOR.
Në një postim në rrjetet sociale bëhet me dije se është shtuar prezenca ushtarake në veri.
“Sot, pas koordinimit me të gjitha palët, KFOR-i ka shtuar praninë e saj në Jarinjë për arsye të sigurisë. Kjo rritje vjen si pasojë e prezencës së mundshme të grupeve të organizuara kriminale brenda protestuesve. Është gjithmonë e rëndësishme që të gjithë personat që marrin pjesë në një protestë të shprehin mendimet e tyre në mënyrë paqësore, duke shmangur dhunën joproporcionale, qëndrimet dhe sjelljet agresive që mund të keqkuptohen dhe të perceptohen si provokim apo dhunë të panevojshme”, thuhet në njoftim.
KFOR-i thotë se është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së – për të ofruar një mjedis të sigurt për të garantuar dhe lirinë e lëvizjes, në të mirë të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.