Tensionet në veri/ Reagon NATO: KFOR monitoron situatën. Të gatshëm që të mbrojmë Kosovën

Pas situatës të tensionuar në veriun e Kosovës, ka reaguar edhe NATO, e cila përmes një postimi në Twitter shkruan se KFOR po monitoron situatën në vendin më të ri të Ballkanit.

Gjithashtu në njoftim theksohet se KFOR-i mbetet fuqishëm i përkushtuar ndaj sigurisë, i gatshëm të miratojë masat e nevojshme për ta mbajtur Kosovën të sigurt nga një agresion i mundshëm serb.
“KFOR-i po monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës me organizatat vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë. Nën mandatin e OKB-së, KFOR-i mbetet fuqishëm i përkushtuar ndaj sigurisë, i gatshëm të miratojë masat e nevojshme për ta mbajtur Kosovën të sigurt”, thuhet në reagim.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *