Një njësi e EULEX-it dyshohet se është sulmuar me bombë gjatë orëve të natës në pjesën veriore të Kosovës.
Sipas Klan Kosova, sulmi dyshohet të ketë ndodhur në Rudarë të Komunës së Zveçanit.
Deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim as nga EULEX-i e as nga Policia e Kosovës.
Nuk dihet për dëmet e këtij sulmi apo nëse ka persona të lënduar.
Situata në veri të Kosovës është më e tensionuar se kurrë pas arrestimit të ish policit serb, Dejan Pantiç.
Ka qenë vetë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ai që nëpërmjet një deklarate për shtyp e ka konsideruar si një veprim të pamatur dhe ka kërcënuar me vendosjen e ushtrisë në komunat me shumicë serbe në Kosovë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti iu përgjigj “dhëmbë për dhëmbë” presidentit serb duke deklaruar se Kosova do të reagonte me gjithë forcën e saj.
Ai kërkoi që BE dhe SHBA të dënojnë deklaratat e Vuçiç mbi kërcënimin se do të fute ushtrinë serbe në veri të Kosovës.
j.l,/ dita