Një shpërthim i fundit ka ndodhur rreth orë 20:30 në afërsi të ndërtesës ku ndodhet Komisioni Komunal Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut.
Mjeti shpërthyes është hedhur në afërsi të objektit ku ka policë dhe gazetarë, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Për shkak të errësirës, nuk dihet se nga është hedhur ky mjet, por nga shpërthimi i fortë, janë shqetësuar policë dhe gazetarë.
Ndërkohë, Policia e Kosovës së bashku me atë të EULEX-it, me njësitet për de-minim, kanë hyrë brenda në objekt.
Aty ndodhet ende një mjet i pashpërthyer dhe ekipet e de-minimit kanë hyrë për ta çaktivizuar këtë mjet që dyshohet të jetë shpërthyes.