Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka reaguar për situatën në Veri të Kosovës.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Xhaçka situatën e Kosovës e përshkruan si një akt përshkallëzimi, në një kohë kur dialogu sipas saj duhet më shumë se kurrë.
“Shqetësim për zhvillimet në veri të Kosovës. Dalja nga institucionet e Kosovës është një akt përshkallëzimi në një kohë kur nevojitet bashkëpunim dhe dialog konstruktiv. Ky nuk është momenti për të hequr dorë dhe bojkotuar. Ky është momenti kur dialogu nevojitet më shumë se kurrë”, shkruan Xhaçka.