Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka bërë një lajmërim të rëndësishëm lidhur me tensionet që sa vjen edhe po përshkallëzohen në Veri të Kosovës.
Pasi të mbajë konferencën urgjente për shtyp, do të niset për në kufi ku edhe do të qëndrojë gjatë gjithë natës me ushtrinë. Sipas mediave serbe, Vuçiç dëshiron që ta monitorojë vetë situatën nga afër.
Me heret ai ka reaguar duke thene se Albin Kurti dëshiron të nxis konflikt mes serbëve dhe NATO-s.
Ai ka thënë se Kurti ka vetëm një dëshirë, që të shkaktojë konflikt në Kosovë.
“Edhe pse ne e kemi thënë qe disa muaj që Kurti ka vetëm një dëshirë, që të shkaktojë konflikt në Kosovë, pak njerëz deshën ta dëgjojnë të vërtetën. Në tre ditët e fundit, secili mund ta kuptojë se çfarë është përgatitur për sot”, ka thënë ai.
“Gjithçka është organizuar nga Albin Kurti që të nxitet një konflikt mes serbëve dhe NATO-s, dhe ai është përgjegjësi i vetëm. Ai dëshiron që t’i lajë duart e tij dhe të thotë që kjo situatë s’ka të bëjë asgjë me të”, ka thënë Vuçiq.