Tensionet politike në Malin e Zi, thirrja e BE-së: Institucionet të normalizojnë situatën në vend

Peter Stano ka reaguar lidhur me situatën e brendshme politike në Mal të Zi. Stano ka thënë se BE po e ndjek situatën me shumë shqetësim dhe se palët duhet të tregojnë shumë kujdes.

Sot Bashkimi Europian i bëri thirrje Malit të Zi që t’i japë menjëherë fund bllokadës së institucioneve dhe të normalizojë situatën në vend.

“Kujtojmë dhe këmbëngulim që të gjithë aktorët politikë të përmbahen nga çdo veprim që mund të thellojë krizën institucionale në vend dhe të dëmtojë funksionimin e institucioneve demokratike. Ata duhet t’i japin përparësi konsensusit”, ka thënë zëdhënësi i BE-së Peter Stano.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *