Tensionet Rusi-Ukrainë, presidenti Erdogan ftesë homologut rus! Putin së shpejti vizitë zyrtare në Turqi

Tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë kanë arritur kulmin, por presidenti turk Recep Tajip Erdogan ka ftuar homologun tij rus në Turqi. Pas ftesës ai nuk ka hezituar dhe ka pranuar menjëherë.

‘Vladimir Putin po planifikon një vizitë në Turqi , duke pranuar ftesën e presidentit turk, sapo ta lejojnë kushtet e pandemisë dhe programet e punës së presidentëve të dy vendeve ”, ka thënë Dmitry Peshkov .

Zëdhënësi i Kremlinit gjithashtu u shpreh se çështja e vizitës së Putinit në Turqi ishte diskutuar vazhdimisht në kontaktet e fundit midis dy liderëve, të cilët kanë folur për përshkallëzimin e tensioneve rreth Ukrainës.

Sipas Peshkov, takimi Putin- Erdogan do të fokusohet në marrëdhëniet dypalëshe midis Rusisë dhe Turqisë.

“Presidenti Putin e ka pranuar me kënaqësi ftesën”, tha Peshkov.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *