Tensionet Serbi-Kosovë, Meta: Palët të ulin tensionet e t’u përmbahen marrëveshjeve të arritura

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me tensionet e fundit që kanë lindur midis Serbisë dhe Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se dy shtetet duhet të vijojnë dialogun dhe tju përmbahen detyrimeve. Rikujtojmë që kryeministri Albin Kurti vendosi reciprocitet për targat me Serbinë.

“Ruajtja e sovranitetit shtetëror dhe e integritetit territorial të Republikës së Kosovës është faktor kyç për konsolidimin e paqes, sigurisë, stabilitetit dhe fqinjësisë së mirë në rajon dhe baza e ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme me Serbinë.” shkruan Meta ndërsa apelon palët të ulin tensionet.

“Në këtë frymë palët duhet të kapërcejnë tensionet, të vijojnë dialogun dhe t’u përmbahen detyrimeve, që rrjedhin nga marrëveshjet e arritura nga të dy vendet me ndërmjetësimin e BE dhe SHBA.”- përfundon Meta reagimin e tij.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *