Vijon të jetë e tensionuar marrëdhënia mes Oltës dhe Ermionës.
Teksa ndodheshin në kuzhinë, Olta i ka thënë Ermionës se është e paedukatë. Në këtë moment Ermiona është çuar nga karrigia dhe i ka dalë Oltës përpara për një përballje.
Pjesë nga debati:
Olta: Ti je e ashpër dhe e paedukatë.
Ermiona: Paedukatë e the dhe njëherë, shkoj atje (te dhoma rrëfimit) dhe ta tregoj unë sa paedukatë jam.
Olta: Je! Je!
Ermiona: Thuje dhe njëherë thuje që jam e paedukatë.
Olta: Po më kërcënon?
Ermiona: Vazhdo thuje se unë kam punë me ata (produksionin), jo me ty më.
Olta: Je e paedukatë Jona.
Ermiona: Kujdes kur flet. Bëj shumë kujdes kaq po të them. Emrin tim mos e përmend më fare! E përlyen emrin tim po ta përmendësh.
Ermiona shkon në dhomën e rrëfimit. Kthehet pas disa minutash dhe debati vazhdon.