Është përshkallëzuar situata në Rinas, ku prej më shumë se një ore banorët kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve, në shenjë proteste ndaj vendimit të ARRSH-së, për ta bërë lëvizjen me një sens në këtë aks rrugor.
Banorët kishin njoftuar për bllokimin e rrugës për dy orë, ndërkohë që situata është tensionuar në mënyrë të menjëhershme, kjo pasi policia që ka tentuar të rinisë lëvizjen e mjeteve që i drejtohen aeroportit.
Ashtu si e paralajmëruan edhe dje, banorët janë shprehur se në rast se institucionet nuk do të reagojnë duke e tërhequr vendimin, ata do ta bllokojnë rrugën me mjete të tonazhit të rëndë.
“Jo me vu dorë në ne. Të na vijë një telefonatë, të thojë shteti që hapini rrugën Rinasit. Edhe ne jemi në të drejtën tonë. Kemi dalë për bukën e gojës“, u shpreh një prej protestueseve.