Tensionohet situata në veri të Kosovës/ Protestuesit nga ambasada Serbe thirrje Ramës: Hiq dorë nga Ballkani i Hapur

Një protestë paqësore po organizohet në këto momente përpara ambasadës së Serbisë në Tiranë. Me pjesëmarrjen e qytetarëve, aktivistëve, si dhe nënkryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit.

Pjesëmarrësit mbajnë në duar flamuj shqiptarë dhe ato me shkrimin Autochthonous, ku dallohet edhe harta e trojeve shqiptare përpara ndarjes së vitit 1913. Ata janë shprehur përpara kamerave në nisje të protestës se kërkojnë që shteti serb të ndalojë asimilimin e territoreve shqiptare.

Sipas tyre është gjithashtu e nevojshme të ndalohet bashkëpunimi i shtetit shqiptar me atë serb, duke marrë parasysh të gjitha krimet e Serbisë në Kosovë përgjatë viteve. Në pankartat e tyre “Jemi një”, theksohet përkrahja për qytetarët e Kosovës.

Kjo protestë vjen pas situatës së krijuar në veriun e Kosovës, ku nuk munguan as përplasjet me policinë serbe dhe vetëm disa ditë pas deklaratës së presidentit serb Vuçiç i cili u shpreh se shteti serb do t’i kërkonte KFOR-it të vendoste trupat ushtarake serbe në Kosovë.

Në pikën kufitare Bërnjak, e cila lidh Kosovën me Serbinë ka patur të shtëna me armë zjarri kundër njësive policore dhe disa shpërthime të raportuara.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *