Është tensionuar protesta që po mbahet në këto momente përpara kryeministrisë, ku protestuesit janë përplasur fizikisht me policinë.
Teksa qytetarët kanë kërkuar që të zhvendosen te sheshi para Ministrisë, policët nuk e kanë lejuar këtë gjë, duke krijuar një kordon të trefishtë
Kjo protestë vjen pas tragjedisë së ndodhur në plazhin e Potamit në Himarë, ku vogëlushja 7-vjeçare Jonada Avdia, u aksidentua për vdekje nga një skaf që drejtohej nga komisari Arjan Tase, i cili më parë kishte mbajtur edhe postin e kreut të Komisariatit të Himarës.