Presidenti Joe Biden ka reaguar në lidhje me atentatin në fushën e golfit për Donald Trumpin. Biden thotë që është i lehtësuar që Trump është mirë dhe ka shpëtuar nga ky sulm pa u dëmtuar.
Ai shprehet se ka urdhëruar ekipin e tij që të vazhdojë të siguroj që Shërbimi Sekret të ketë çdo burim, aftësi dhe masa mbrojtëse për të siguruar që Trump të jetë mirë.
“Siç e kam thënë shumë herë, nuk ka vend për dhunë politike apo për ndonjë lloj dhune tjetër në vendin tonë. Kam udhëzuar ekipin tim që të vazhdojë të sigurojë që Shërbimi Sekret të ketë çdo burim, aftësi dhe masë mbrojtëse të nevojshme për të siguruar që ish-presidenti të vazhdojë të jetë i sigurt”, ka thënë Biden, raportoi “The Guardian”.