Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka reaguar në lidhje me sulmet kibernetike që ka përjetuar vendi ynë prej muajit korrik.
E pyetur nëse ka pasur tentativa nga hakera rus e serbë, Balluku u shpreh se një sulm i tillë nuk ka ndodhur përpos atij nga Irani.
A ka pasur tentativa për të sulmuar vendin nga hakera rus dhe serb?
Balluku: Ne kemi një vendim që e kemi shpërndarë dhe e kemi thënë qartë se nga kush jemi sulmuar. Nuk ka pasur indisje për sulme të tjera. Sulmet kibernetike janë bërë tashmë një normalitet si në banka ashtu dhe agjenci telefonike. Sulmi nga Irani nuk ja ka dalë qëllimit për të fshirë të dhënat tona.