Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) parandaluan një sulm kibernetik në serverat e saj duke parandaluar dëmtimin dhe rrjedhjen e informacionit të këtij institucioni. Specialistët pranë Sektorit të Teknologjisë dhe Informacionit (IT) në SHÇBA ndaluan një tentativë hakimi në serverat qendror të institucionit. Në njoftim, gjithashtu theksohet se pas sulmit, për të shtuar sigurinë në rast përsëritjeje, specialistët e IT po punojnë për rritur vështirësinë për të deportuar e për të pasur akses tek të dhënat.
“Në përgjigje të interesit të medias, sqarojmë se specialistët pranë Sektorit të Teknologjisë dhe Informacionit (IT) në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) kanë arritur të parandalojnë një tentativë për sulm kibernetik në serverat qendror të institucionit.
Nga ndërhyrja e shpejtë dhe në kohë është bërë i mundur bllokimi i këtij sulmi duke mos lejuar asnjë dëmtim apo rrjedhje informacioni të Shërbimit. Aktualisht, specialistët e IT po punojnë për rritjen e sigurisë së mëtejshme të të gjitha sistemeve dhe rrjetit të Shërbimit.
Duke falënderuar për mirëkuptimin dhe besimin ndaj SHÇBA, lutemi që për çdo ankesë të telefononi në numrin e gjelbër (pa pagesë) 08009090”, bën me dije SHÇBA.
/Priza.al/