Tentoi arratisjen nga spitali i burgut në QSUT/ Kush është Bledar Selmanaj, nga hajdut ‘serial’ te vrasja e shokut me plumb në kokë  

Qendra Spitalore Universitare në Tiranë është “tmerruar” këtë mëngjes, kur një i burgosur ka tentuar arratinë nga spitali i burgut në QSUT.

Personi që ka tentuar të arratiset nga spitali i burgut ishte Bledar Selmanaj, i arrestuar për vrasjen e 25-vjeçarit Xhuljano Bullari.

Siç mësohet, Selmanaj është dërguar mbrëmjen e kaluar në spitalin e burgut në QSUT, për t’u kuruar, pasi ka tentuar dy herë vetëvrasjen në Burgun e Peqinit.

Me t’u sjellë në spitalin e burgjeve, ai ka dëmtuar shufrat e dritareve me hekur, duke prerë katër prej tyre, por është konstatuar nga grupi i sigurisë, të cilët kanë parandaluar arratisjen e tij.

Bledar Selmanaj, akuzohet për vrasjen e 25-vjeçarit Xhuljan Bullari dhe aktualisht po vuan dënimin në burgun e Peqinit.

Por kush është 39-vjeçari Bledar Selmanaj?

Ai rezulton një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi vite më parë është akuzuar për disa vjedhje argjendarish e banesash në Tiranë. Duke kryer disa vjedhje seri ai është etiketuar edhe si hajduti ‘serial’ në kryeqytet.

Ndërkohë, ai u arrestua pak kohë më parë në zonën e Bllokut, në Tiranë, për vrasjen e 25-vjeçarit Bullari, me të cilin rezultoi se kishte njohje. Ai e vrau të riun në Vlorë, ndërsa në oborrin e banesës së tij, në qytetin bregdetar, iu gjet e groposur arma e krimit, si dhe veshjet që kishte përdorur ditën e ngjarjes.

Ai e ekzekutoi shokun e tij brenda makinës, duke e qëlluar me plumb në kokë, ndërsa dy ditë pas krimit shkruante në faqen e tij të “Facebook” se ishte biznesmen. Madje, në rrjetet sociale, Selmanaj jepte edhe të dhëna të tjera se ishte serioz dhe i gjatë 1.75.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *