Një person është arrestuar ditën e sotme nga policia Tiranë, pasi qëlloi me tre plumba drejt makinës së administratorit të një shkolle private. Skedri Tasi, akuzohet për vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.
Kujtojmë se më datë 18.01.2022, Skerdi Tasi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Lulzim Mashës.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë ndalimin e shtetasit:
S.T., 31 vjeç, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ky shtetas me datë 18.01.2022, te nënkalimi te Liqeni i Thatë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin L. M., 63 vjeç.