Një ngjarje fatale ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Zhupan të Fierit ku qytetari me Elton Metaj ka vrarë me armë ish-bashkëshorten e tij, Sabrina Begajn.
Edhe më heret ishte paralajmeruar një skenar i tillë. Metaj në shtator të vitit të shkuar kishte marrë peng të shoqen duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e forcave RENEA për t’i shpëtuar jetën të resë. Megjithatë duket se nuk do të gëzonte për shumë gjatë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e ish-vjehrrit të tij ndërsa autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes në drejtim të paditur.
Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e 31-vjeçarit.
NJOFTIMI
Rreth orës 22:50, në fshatin Zhupan, shtetasi E. M. (B)., 31 vjeç, në banesën e ish-vjehrrit, ka vrarë me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij, shtetasen S. B.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po punojnë për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e 31-vjeçarit.
/Priza.al/