Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona gjatë ditës së sotme. Në prangat e bluve të Durrësit përfunduar një 23-vjeçar nga Kosova, pasi ka tentuar të kalojë kufirin me kartë belge, të falsifikuar.
Po ashtu një 43-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Njoftimi i plotë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, shtetasin I. Z., 23 vjeç, banues në Gjilan, Kosovë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Port Durrës, duke tentuar të kalojë kufirin me kartë belge, të falsifikuar.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin E. F., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.