Ditën e sotme ka dalë para gjykatës 58-vjeçari Fetah Marra, autori i vrasjes së 64-vjeçares Fatime Suli në Kuçovë.
Gjykata e Shkallës së Parë në Berat ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për shtetasin Fetah Marra, i cili mbyti dhe më pas tentoi të fshihte trupin e komshies së tij, pas një sherri për motive të dobëta.
I arrestuari ka pranuar krimin dhe foli për një borxh të vogël që i kishte viktima teksa shprehu pendesë për atë që kishte kryer. Ai ka pretenduar se rrobat i kanë rënë viktimës duke e tërhequr zvarrë.
Sipas Marrës, ai nuk ka tentuar përdhunimin e Sulit ndërkohë që i mbetet ekspertizës mjekoligjore që të zbulojë nëse ka pasur apo jo abuzim me të ndjerën.
/Priza.al/