Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Spanjë. Një grua ka përfunduar në pranga pasi ka prerë organin gjenital të shefit të saj.
Mediat spanjolle shkruajnë se ajo u tha policëve se po përpiqej të mbrohej nga një sulm seksual në një bar të qytezës Sant Andreu de la Barca, afër Barcelonës. 30-vjeçarja e kontaktoi policinë për ta pranuar sulmin, ndërsa burri u dërgua në spital për një operacion emergjent, në mënyrë që mjekët të arrinin t’i bashkonin sërish përsëri pjesët e ndara të organit gjenital.
Auoritetet kanë nisur hetimet për të vërtetuar nëse deklarata e saj është e vërtetë.
Disa burime të policisë kanë thënë se gruaja ka raportuar se është ngacmuar për muaj të tërë dhe në disa raste është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me shefin para se ta sulmonte me thikë, ndërsa nuk dihet ende nëse operacioni i shefit të saj do të kalojë me sukses apo jo.
/Marrë nga: LA VANGUARDIA/ Përshtati: Priza.al/