Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Ardit Çela i cili në bashkëpunim me dy shokë të tij dhunuan dhe tentuan të digjnin një vajzë 16 vjeç, ish-të dashurën e tij.
Gjatë seancës gjyqësore, 25-vjeçari ka kërcënuar dhe ofenduar gazetarët, pasi këta të fundit po filmonin pamje me 3 të akuzuarit.
“Do ta fus atë telefon në by**ë po të kapa përjashta!”, me këto fjalë është drejtuar ai.
Gjykata për 22-vjeçarin Enea Xhori dhe 17-vjeçarin Dean Matja ka caktuar masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’. Kujtojmë se Çelasë bashku me dy shokët e tij Enea Hoxha dhe Dean e dhunuan 16-vjeçaren dhe tentuan ta digjnin me benzinë në një pallat.
Mësohet se Çela ka qenë ai i cili ka thurur planin për djegien me benzinë të ish të dashurës.