Tentoi të fusë shqiptarë ilegalisht në Angli/ Piloti: E çuditshme, unë zakonisht…

Një pilot britanik është burgosur së bashku me dy burra të tjerë në lidhje me një tentativë për të dërguar me avion katër emigrantë të paligjshëm shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar.

Si pjesë e një hetimi të Agjencisë Kombëtare të Krimit, Richard Styles, 53 vjeç, nga St Albans, Hertfordshire, u arrestua në Northamptonshire, në mars 2022.

Sipas mediave të huaja, ai sapo kishte fluturuar me aeroplanin e tij me dy motorë në aeroport nga Belgjika, duke mbajtur me vete tre burra dhe një grua, të cilët po përpiqeshin t’i shmangeshin kontrolleve të imigracionit.

Hetuesit besojnë se burrat ishin në kontakt me një shqiptar të njohur si ‘Tim K’ i cili organizoi gjithçka që pasagjerët e paligjshëm të Styles ta takonin atë në Belgjikë. Por, aty po e priste edhe policia, e cila i vuri në pranga të gjithë.

Pas arrestimit, duke se Styles gjeti kohë të bënte edhe pal humor me hetuesit duke i thënë: “Unë zakonisht arrestohem për drogë, kështu që është pak e çuditshme.”

Menjëherë pas arrestimit të Styles emigrantët iu dorëzuan autoriteteve të emigracionit.

Turchet u deklarua fajtor në ditën e parë të gjyqit të tij, ndërsa Sivakumar u shpall fajtor nga një juri pas një gjyqi pesëditor në Gjykatën e Leicester Croën në shkurt 2023.

Më 28 prill, një gjyqtar në të njëjtën gjykatë dënoi Styles me shtatë vjet burg, Turchet me shtatë vjet e gjysmë dhe Sivakumar me katër vjet e gjysmë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *