I riu i cili tentoi të futej ditën e djeshme në ambientet e kryeministrisë është indetifikuar si Aurel Latifi.
Latifi u neutralizua nga garda, pasi tentoi të futej me dhunë në ambientet e brendshme duke goditur me grushte gabinën e rejeve.
Mësohet se i riu është ekspektor i kontrollit të Taksave në Bashkinë e Durresit, e po ashtu koordinator i PS për zonën.
Ende nuk dihen arsyet se pse Latifi tentoi të futej me dhunë, ndërsa tani do të akuzohet për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”. /Priza.al