Një person është hasur me rezistencën e një grupi qytetarësh, pasi ka tentuar që të hapë derën e aeroplanit në fluturim. Ndodhur në kushtet kur paniku ishte i madh, pilotët e një aeroplani të kompanisë “Spirit Airlines” u detyruan ta ndërrojnë drejtimin e fluturimit pas raportimit se një pasagjer u përpoq ta hapte derën gjatë fluturimit.
Personi në fjalë, i cili ka ndërmarrë këtë akt të çuditshëm, ishte në fluturimin numër 185 nga Clevelandi në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara, sipas Administratës Federale të Aviacionit.
Një zëdhënës i kësaj agjencie e përshkroi pasagjerin si të padisiplinuar, dhe tha se aeroplani është lëshuar në tokë pa ndonjë incident, shkruan NBC News.
“Është me rëndësi të theksohet se hapja e derës gjatë fluturimit është e pamundur, për shkak të shtypjes së ajrit brenda kabinës që e shtyn dorën drejt kornizave me forcë më të madhe sesa një person do të mund ta tejkalonte”, thuhet në deklaratën e kompanisë.