Tentoi të hynte me forcë në Komisariatin e Sarandës, arrestohet 41-vjeçari (Emri)

Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ka tentuar të hyjë me forcë në Komisariatin e Sarandës.

Uniformat blu raportojnë se bëhet fjalë për shtetasin Adrian Nesturi.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 41 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka tentuar të hyjë me forcë në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë dhe ka kundërshtuar punonjësin e këtij komisariati.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *