Gjykata ka caktuar detyrim paraqitje për Aurel Latifin, i cili tentoi të hynte në Kryeministri.
Kujtojmë se 32-vjeçari, Aurel Latifi goditi kabinën e rojeve të sigurisë së Gardës së Republikës dhe tentoi të futej në ambientet e Kryeministrisë.
Pas incidentit, Latifi ra në prangat e policisë. Ku u mësua më vonëse Aurel Latifi është drejtues i PS-së në një prej degëve të Durrësit, konkretisht koordinator për Kënetën. Ende nuk dihen arsyet që kanë çuar Latifin që të godasë rojën dhe të tentojë të futet brenda në godinë, teksa Latifi ka foto edhe me kryeministrin Edi Rama.