Tentoi të hynte në Shqipëri, arrestohet në Han të Hotit 42-vjeçari i dënuar në Gjermani

Një 42-vjeçar nga Mali i Zi është arrestuar në pikën kufitare të Hanit të Hotit, ndërsa tentonte të hynte në Shqipëri. 42-vjeçari i identifikuar si Uka Beganaj, ishte dënuar nga drejtësia gjermane me 4 vjet e 6 muaj burg.

Arrestimi u krye mesditën e sotme nga Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Wiesbaden Gjermani.

Njoftimi i policisë:

Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.
Falë bashkëpunimit të ZQK INTERPOL Tirana me Policinë Kufitare të Hanit të Hotit Shkodër, falë edhe kontrollit të detajuar të dokumentacionit, në hyrje u arrestua shtetasi Uka Beganaj, 42 vjeç, banues në Cetinje, Mali i Zi.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë në Gjermani, pasi Gjykata Lokale Stade, Gjermani, me vendimin e datës 08.07.2020 e ka dënuar me 4 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”.

Arrestimi provizor u krye me qellim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Wiesbaden Gjermani dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, vijon punën për plotësimin e dokumentacionit për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Gjermanisë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *