Një 37 vjeçar është arrestuar nga policia në Portin e Durrësit pasi tentoi të hynte në Shqipëri me rreth 100 mijë euro të padeklaruara të fshehura në tavanin e autobusit.
Në pranga ka rënë Elson Rrodhe, shofer i autobusit të linjës Bari-Durrës. Pas kontrollit të bërë nga policia në tavanin e mjetit që drejtonte iu gjetën 99.700 euro të padeklaruara të ndara në 8 paketime.
Kartëmonedhat ‘euro’ të gjetura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë ndaj 37 vjeçarit të arrestuar rëndon akuza për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Grupi hetimor i policisë po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti.