Një 47-vjeçare tentoi të kalonte në Shqipëri para të pa deklaruara dhe u bllokua në aeroportin e Rinasit.
47-vjeçarja me iniciale L.B., u procedua penalisht pasi gjatë kontrollit në çantën e saj u gjetën rreth 36 000 paundë, të cilat ajo nuk i kishte deklaruar konform ligjit.
Në cilësinë e provës u sekuestrua shuma e parave.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.