Një 36-vjeçar është proceduar penalisht këtë të premte në Durrës, pasi ka tentuar të korruptonte punonjësit e policisë në mënyrë për të kaluar kufirin
Shtetasi me iniciale A.G., akuzohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Mësohet se 36-vjeçari për shkak të mungesës së dokumentacioneve, ka tentuar t’i japë pasaportën e tij tij bashkë me një kartëmonedhë me prerje 50 euro.
Njoftimi i Policisë:
Port Durrës
Goditet një tjetër rast i mitëdhënies.
Procedohet penalisht një shtetas që tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Kufitare, që të kalonte kufirin.
Shërbimet e Policisë Kufitare Port Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë goditur një rast të mitëdhënies.
Gjatë përpunimit të dokumentacionit është kaluar për kontroll më të detajuar shtetasi A. G., 36 vjeç, banues në Vau i Dejës, Shkodër, i cili kishte mangësi në dokumentacion.
Gjatë kontrollit të detajuar të dokumentacionit, ky shtetas ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke u dhënë pasaportën e tij bashkë me një kartmonedhë me prerje 50 euro.
Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi A. G., 36 vjeç u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.