Tentoi të korruptonte policin në Rinas/ Procedohet penalisht 36-vjeçari

Një person është proceduar penalisht pasi tentoi të korruptonte me 50 euro punonjësit e Policisë Kufitare. Shtetasi me iniciale N.K, 36 vjeç kishte mangësi dokumentacioni, dhe donte të përdorte paratë si mjet për të kaluar kufirin. Ai u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.  Ndërkohë që sipas Shërbimeve të Policisë Kufitare Rinas materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftim i policisë:

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë goditur një rast të mitëdhënies.

Gjatë përpunimit të dokumentacionit është kaluar për kontroll më të detajuar në vijën e dytë, shtetasi N. K., i cili kishte mangësi në dokumentacion.

Gjatë kontrollit të detajuar të dokumentacionit, ky shtetas ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke iu ofruar një kartmonedhë me prerje 50 euro.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi N. K., 36 vjeç u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *