Tentoi të ndihmonte në aksident/ Shqiptari humb jetën tragjikisht në Zvicër

etmir Morina, 30-vjeçar nga Kosova humbi jetën mbrëmjen e të mërkurës në një aksident rrugor në Zvicër. I riu po udhëtonte në A1 drejt Cyrihut në mbrëmje, e gjatë kohës kur po drejtonte mjetin mori në telefon nënën.

“Papritmas ai tha se kishte ndodhur një aksident dhe donte të shkonte në ndihmë”, tha vëllai i tij Besart Morina

Mirëpo, shqiptari u përplas për vdekje nga një makinë në autostradë. 30-vjeçari është hedhur mbi parmakë në rrugën kryesore poshtë dhe është përplasur nga një makinë tjetër. I riu me banim në Zvicër u dërgua menjëherë në spital por për shkak të plagëve të rënda ka ndërruar jetë.

Vëllai i Morinës, Besarti, tregoi se e mësoi lajmin e trishtë nga vëllezërit e kunatës.

“Më ra telefonin. Isha në shok, thjesht nuk doja ta besoja. Më duhej t’u tregoja prindërve lajmin e hidhur. Ishin shumë të lidhur me Jetmirin. Ai ishte personi më i mirë, më i sjellshëm dhe më i dobishëm që kam njohur ndonjëherë. Shembulli kryesor në rrethin tonë të të njohurve. Ai ishte gjithashtu një vëlla, një bashkëshort dhe baba i dashur. Ai ka tre vajza në moshën pesë, tre dhe një vjeç.”

Jetmir Morina ndoqi një shkollë të mesme islame në Kosovë dhe më pas studioi për stomatologji. Rreth gjashtë vjet më parë ai u transferua në Zvicër.

Për fat të keq, ai ende nuk ka mundur të punojë si stomatolog në Zvicër. Por ai ishte në proces që të vinte gjithçka në lëvizje që pas disa vitesh të mund ta bënte këtë punë në Zvicër. Por Zoti kishte plane të tjera për të”, thotë vëllai i tij

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *