Një 29-vjeçare shqiptare ka aksidentuar për vdekje, motër e vëlla në Kroaci bëjnë me dije mediat vendase. Mësohet se modelja Klevisa Ymeri ka përplasur me automjet dy viktimat Katarina dhe Stjepan Đerek, ndërsa vetë ka përfunduar e lënduar.
Aksidenti rrugor ka ndodhur kur Ymeri, e cila drejtonte një fuoristradë BMW me targa sllovake, ka parakaluar automjetin para saj në shkelje të kodit Rrugor, gjë që ka shkaktuar përplasje kokë më kokë me veturën. Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën në vendngjarje 21-vjeçari Stjepan Đerek dhe motra e tij 19-vjeçare Katarina.Nisur nga fotot në rrjetet sociale, të cilat shpeshherë janë shumë provokuese, duket se Ymeri bën një jetë komode, të cilën tashmë do ta zëvendësojë akomodimi në burg