Në ishullin grek, Korfuz këtë të mërkurë janë shpëtuar për mrekulli një gjyshe me mbesen e saj.
Mediet greke raportojnë se fillimisht në pus ka rënë vogëlushja 4-vjeçare .
Më pas gjyshja ka tentuar ta shpëtojë, por në tentativë e sipër për ta tërhequr lartë, 67-vjeçarja ka rënë në pus.
Në operacionin e shpëtimit kanë marrë pjesë 12 zjarrfikës me 6 automjete.
Pas nxjerrjes nga pusi, 67-vjeçarja dhe mbesa e vogël u dërguan në spital për kontrolle paraprake mjekësore.