Tentoi të shtypë me makinë një person, Policia shpall në kërkim 23-vjeçarin vlonjat

Një 23-vjeçar vlonjat është shpallur në kërkim pasi ai ka tentuar të shtypë një shtetas me mjetin e tij por që ky i fundit fatmirësisht ka shpëtuar. Në kërkim është shpallur Eno Jazaj banues në lagjen “Partizani”, Vlorë ndërsa identiteti I të sulmuarit ende nuk bëhet me dije por sipas njoftimit të policisë është shtetasi me inicialet E.A.
Ngjarja ka ndodhur më datë 6 janar të këtij viti në rrugën ‘Veledin Kollozi’ por nuk dihet pse policia e ka shpallur në kërkim të riun plot 10 ditë më pas.

Njoftimi i policisë së Vlorës:
Tentoi të shtypë me automjet një shtetas, shpallet në kërkim 23 vjeçari.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë shpalljen në kërkim të shtetasit E. J., 23 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Vlorë, sepse më datë 06.01.2022, në rrugën “Veledin Kollozi”, ka kanosur shtetasin E. A., duke tentuar ta përplas me automjetin e tij. Vijon puna për kapjen e tij.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *